Monday, February 9, 2015

Veshja e duhur për Shën Valentin

Të gjeni veshjen e duhur për të dalë, edhe nëse nuk keni ndonjë rast, është mjaft e vështirë. Kështu që mundimet për të gjetur veshjen e duhur për Shën Valentin, janë edhe më të mëdha. Mos u shqetësoni, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju.

Nëse keni rezervuar në një restorant, duhet të visheni pak më shumë serioze sesa një natë kur dilni me shoqet.
Living ka përzgjedhur disa kombinime për t'ju frymëzuar për veshjen e përsosur në këtë ditë të veçantë. Këshilla jonë e parë, është të shmangni veshjen e kuqe. Në vend të saj, mund të zgjidhni disa aksesorë të kuq.
Së dyti; nëse do të shkoni në restorant duhet të ndiheni rehat me veshjen tuaj. E rëndësishme është ta shijoni atë ditë së bashku me partnerin dhe jo të humbisni orë të tëra duke u përgatitur.
E treta dhe ndoshta më e rëndësishmja; jini e sjellshme dhe sjellja juaj duhet të përputhet me stilin tuaj.









No comments:

Post a Comment